BallinaAktualitetArrestimi i këngëtarit Aleksandër Gjoka, ja çfarë thotë policia

Arrestimi i këngëtarit Aleksandër Gjoka, ja çfarë thotë policia

Policia e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me arrestimin e këngëtarit të njohur shqiptar, Aleksandër Gjoka. Siç raportoi dhe më herët ‘BalkanWeb’, këngëtari i rrokut u arrestua pak pas mesnate pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Burime zyrtare nga policia thanë se rreth orës 00.15, se Gjoka është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Të njëjtat burime sqaruan se pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se këngëtari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular