BallinaAktualitetE shanë 3 herë, basketbollisti lë parketin dhe përballet me tifozët e...

E shanë 3 herë, basketbollisti lë parketin dhe përballet me tifozët e ekipit kundërshtar

Basketbollisti i Washington Wizards, Isaiah Thomas, shkoi për t’u përballur me dy tifozë të Philadelphia 76ers të cilët e ofenduan kur po realizonte dy gjuajtje të lira.

Kur duheshin edhe 3 minuta nga fundi i takimit, Thomas realizoi një nga dy gjuajtjet dhe kjo shkaktoi zemërimin e tifozëve, pasi në arenën e Filadelfias jepet një pije falas për tifozët kur kundërshtari humb dy gjuajtje të lira radhazi në pjesën e dytë të ndeshjes.

Thomas u përjashtua nga ndeshja për faktin që shkoi te tifozët, ndërsa për mediat shpjegoi: “Babai më ka mësuar që t’i dal zot vetes dhe të mos lejoj askënd që të tregojë mungesë respekti. Kur realizova gjuajtjen e dytë, një tifoz ngriti gishtin e mesit dhe shau 3 herë. Shkova dhe i thashë që të tregonte respekt sepse jam njeri në radhë të parë. I kërkova që të sillej si tifoz. Më kërkoi falje dhe më tha që donte thjesht një pije falas”.

VIDEO Sport
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular