BallinaAktualitetNdahet nga jeta një nga liderët e Lëvizjes Studentore '90, Myftar Gjana

Ndahet nga jeta një nga liderët e Lëvizjes Studentore ’90, Myftar Gjana

Sot (Para disa orësh), me 23 Dhjetor 2019, u nda nga jeta Myftar Nuhi Gjana. Myftar Gjana lindi në Kukës me 10.05.1959. Ai ishte një nga lideret më të shquar të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 dhe ndryshimeve demokratike shqiptare.

Studenti liberator dhe themelues dhe drejtues i gazetës “Kosova” në vitet 1991-1992, dha një kontribut të jashtëzakonshem për  lirinë demokracinë dhe integrimin perëndimor të Shqiperise. Studenti liberator ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe degës së PD në Kukës ku me kurajo e trimëri përballoi falangat e komunizmit dhe rregjimit më të egër në Europën lindore.

Myftar Gjana është dekoruar nga Presidenca e Republikes me medaljen “Pishtar i Demokracise”. Stoik, antikomunist i bindur, liberator, publicist, shkrimtar dhe inxhinieri i talentuar, la gjurmë të paharrueshme në jetën publike shqiptare. Largimi i Myftar Gjanës nga jeta është një humbje e madhe për shqiptarinë, shoqërinë, Lëvizjen Studentore ’90, Partinë Demokratike dhe botën e gazetarisë, publicistikës, botimeve.

Shumë gjurme ka lënë pas sot Myftar Gjana dhe miqtë e tij do t’i bëjnë me dije të gjithëve përmasat e mëdha të këtij antikomunisti libedator. Lavdi rrugetimit të Tij Historik. Qofsh i Parajsës, mik, shoku, vëllai ynë Myftar Gjana. Arben Muça

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular