Një mësuese e cila tejkaloi veten, vetëm që t’i ndihmonte nxënësit e saj që ta kishin sa më të qartë anatominë e trupit të njeriut, ka fituar admirimin e mijëra personave online.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2019/12/2-26.jpg)
Verónica Duque, e cila jep mësim prej 15 vjetësh, u vesh me një kostum që tregonte vendosjen e organeve në trupin e saj, pasi vuri re se nxënësit e kishin të vështirë për të kuptuar konceptin.
Ishte bashkëshorti i saj i cili i postoi fotografitë në Twitter, me përshkrimin: “Shumë krenar për këtë vullkan idesh që jam me fat ta kem bashkëshorte. Sot ajo i shpjegoi nxënësve të saj anatominë në një mënyrë tejet origjinale“.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2019/12/1-74.jpg)
Postimi tërhoqi më shumë se 65 mijë pëlqime dhe 13 ripostime. Të shumta ishin dhe komentet që vlerësonin zgjuarsinë e mësueses./