BallinaKryesoreNis hatërmbetja mes Arilena Arës dhe Alketa Vejsiut

Nis hatërmbetja mes Arilena Arës dhe Alketa Vejsiut

Mbrëmjen e kaluar, juria e “Festivalit të RTSH-së” shpalli fituese të çmimit të parë këngëtaren Arilena Ara me këngën “Shaj”.

Mirëpo, një pjesë e publikut dëshironte që fituese e vendit të parë të ishte Elvana Gjata.

Madje, Alketa i kërkoi një ndjesë publike Elvanës, duke u shprehur se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit publikut.

Duket se ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak Arilenës, e cila deri tani kishte një marrëdhënie shumë të afërt me Alketën dhe Vera Grabockën.

Madje, Arilena ka dalë që në moshë të vogël nga produksioni i vetë Verës dhe Alketës, “Gjeniu i vogël” dhe ka marrë mbështetje të madhe gjatë karrierës nga Alketa.

Shpesh në postime të ndryshme në rrjete sociale apo edhe në daljet në skenë apo ekran, ato kanë folur me konsiderata të mëdha për njëra-tjetrën.

Megjithatë, duket se kaq ishte!

Pas gjjithë këtyre që ndodhën, “Revista Who” ka vënë re se Arilena ka vendosur sot të mos e ndjekë më Alketën në Instagram, ndërsa Alketa ende e ndjek këngëtaren.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular