BallinaKryesorePse u shkarkua profesori Agim Seranaj? Sindikata ngre 4 pyetje për dekanin...

Pse u shkarkua profesori Agim Seranaj? Sindikata ngre 4 pyetje për dekanin e Inxhinierise së Ndërtimit

Sindikata e Punonjësve të  Universiteteve Shqiptare (SPUSH) ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të zv. dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Dr. Agim Seranaj.

SPUSH e quan jotransparente procesin e shkarkimit dhe kërkon nga autoriteti përkatës që me fakte të deklarojë se ky vendim nuk është i imponuar nga presione jashtë universitetit.

Sindikata i ka bërë 4 pyetje dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Prof. Asoc. Dr. Neritan Shkodranit dhe rektorit të Politeknikut, Prof. Dr. Andrea Maliqati në lidhje me shkarkimin e doktorit Seranaj.

Doktor Agim Seranaj u shkarkua nga detyra, vetëm pak ditë pasi ishte në Durrës dhe doli në ekranet e medieve në vend, ku deklaroi se situata pas tërmetit ishte duke u keqmenazhuar.

Më poshtë dokumenti i plotë i sindikatës:

ImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular