BallinaAktualitet“Prezantuesi shiti votën”, reagon Duka: Mazhoranca kapet me ‘zog’ në dorë kur...

“Prezantuesi shiti votën”, reagon Duka: Mazhoranca kapet me ‘zog’ në dorë kur bëhet fjalë…

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nëpërmjet një postimi në facebook ka rikthyer vëmendjen tek shitblerja e votës.

Agron Duka
Agron Duka

Duka shkruan se SPAK ka për detyrë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet, ndërsa kur bëhet fjalë për votën, kjo mazhorancë kapet përherë me “zog” në dorë, duke nënkuptuar edhe denoncimin e PD ku një prezantues kishte shitur votën.

Më tej, Duka paralajmëron se opozita do ta bëjë betejën deri në fund, për të çliruar zgjedhjet.

 

Postimi i plotë:

Asgjë e re nga fronti i vrasësve të zgjedhjeve. Kur bëhet fjalë për votën, kjo mazhorancë, kapet përherë me ‘zog’ në dorë. Kur e ardhmja shitet dhe blihet për njëzet mijë lekë të vjetra, çmimi për ta fituar atë mbrapsht, do të jetë shumë i lartë. Ne si opozitë e kemi bërë dhe do ta bëjmë këtë betejë deri në fund, por për çlirimin e zgjedhjeve duhet më shumë se kaq. Kërkohet që gjithë shoqëria të reagojë, të përçmojë dhe dënojë akte të tilla, të frymëzuara nga partia-shtet. Prokuroria, sidomos SPAK, e ka për detyrë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet. Nuk ka më kohë, as justifikime, nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa të bëni detyrën tuaj!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular