BallinaKronikeShqiptari i ekzekutuar në pragun e derës, lidhja me kriminelin më të...

Shqiptari i ekzekutuar në pragun e derës, lidhja me kriminelin më të madh në Danimarkë

Flamur Beqiri i cili u qëllua për vdekje para familjes së tij në Londër ishte mik me një kriminel të përfshirë me gangsterin më të madh të Danimarkës.

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u vra në prag të Krishtlindjes.

 

Vrasja e tij erdhi pas ekzekutimit të gruas së një shoku, e cila edhe kjo u qëllua për vdekje ndërsa mbante fëmijën e saj në dorë në gusht.

 

Dr Karolin Hakim u qëllua për vdekje me fëmijën e saj dy muajsh në krahë në Malmö, Suedi.

Ajo ishte e dashura e një burri që u burgos për rolin e tij në bandën më të madhe të Danimarkës.

Image

Naief Adaëi, 33 vjeç, u dënua tetë vjet për një bastisje të vitit 2008 në një firmë sigurie në Brondby, Danimarkë.

Ai arriti të grabiste më shumë se 7 milion £ në para- duke e bërë atë grabitësin më të madh ndonjëherë në historinë e Danimarkës.

Adaëi ishte mik me Beqirin, madje ishte edhe një nga të ftuarit në dasmën e tij i cili u qëllua dhjetë herë para gruas së tij Dëbora që ulërinte dhe fëmijës që shikonte në tmerr jashtë shtëpisë së tyre me vlerë 1.5 milionë euro në Battersea rreth orës 9 të së martës.

Image

 

Policia Metropolitane tha që ata po konsiderojnë të shtënat si një ‘sulm në shënjestër’ dhe oficerët janë të prirur të besojnë se Beqiri mund të ketë qenë i përfshirë në kriminalitet në Suedi.

Adaëi, 33 vjeç, u shënjestrua i nga një person i armatosur jashtë një kioske Falafel në rrethin Ribersborg në Malmö, Suedia e Jugut, në muajin gusht.

Image

 

Adaëi ia dorëzoi vogëlushen e tij dy muajshe të dashurës së  tij, doktoreshës 31-vjeçare Karolin Hakim dhe u largua nga skena.

Vrasësi qëlloi me të shtëna të shumta dhe vrau Hakim me një plumb në kokë ndërsa ajo mbante fëmijën e tyre i cili i mbijetoi sulmit.

Adaëi ishte një kriminel i njohur dhe besohej se ishte shënjestra kryesore e vrasjes, sipas policisë.

Ai u burgos për tetë vjet për pjesën e tij në grabitjen më të madhe të Danimarkës në një bastisje prej 7 milion £ (62 milion danez  Kroner) në 10 gusht 2008 në 5.00 të mëngjesit së bashku me 20 burra të tjerë.

Burrat përdorën një buldozer 20 ton për ta përplasur nëpër muret e ndërtesës Dansk Værdihåndtering në Brondby, Kopenhage.

Grabitësit u larguan nga vendi i ngjarjes në tre makina Audi që ishin vjedhur në Stokholm, Suedi, shkruan Daily Mail.

Image

Në një operacion gati ushtarak, burrat parkuan 11 furgonë mbeturinash të vjedhur para daljeve të stacionit policor ku edhe vendosën ti digjnin me benzinë.

Policia e armatosur bastisi Hotel Scandic në Kopenhagen qendror dhe arrestoi katër nga hajdutët e dyshuar pas një operacioni të gjerë vëzhgimi të bandës, sipas The Local.

Image

 

Inspektori i Detektivit Jamie Stevenson konfirmoi se Policia po ‘konsideron se ky është një sulm i synuar’ kundër Beqirit.

Ai shtoi në një prononcim: ‘Puna po vazhdon për të përcaktuar se cili mund të jetë motivi i mundshëm, dhe ndërsa kemi një mendje të hapur, ne po mendojmë se ky është një sulm i synuar. Ndërsa unë jam i ndërgjegjshëm për shqetësimet e komunitetit lokal, ne nuk besojmë në këtë fazë se ekziston ndonjë rrezik i vazhdueshëm për anëtarët e komunitetit.

“Ne besojmë se Flamuri ndoshta ka qenë i përfshirë në ndonjë kriminalitet në Suedi, dhe jemi në komunikim me homologët tanë suedezë për t’u përpjekur të kuptojmë se çfarë mund të ketë ndodhur që u kërkua ky ndëshkim kundër Flamurit në Mbretërinë e Bashkuar . ‘

Në vitin 2008 Flamuri ishte një nga burrat më të kërkuar të Suedisë pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një unaze ndërkombëtare të kontrabandës së drogave që lëvizin 2 milion £ kanabis në Skandinavi.

Por akuzat për drogë u rrëzuan më vonë.

Image

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular