BallinaKryesoreTregtarët në Kukës i ankohen nënkryetarit të PD: Po luftojmë për mbijetesë,...

Tregtarët në Kukës i ankohen nënkryetarit të PD: Po luftojmë për mbijetesë, Spaho: Ja plani i PD për rimëkëmbjen..

Ne kuader te takimeve me qytetaret sot drejtues te larte te PDSH-se , u takuan dhe biseduan me biznesin e vogel ne Kukes.
Z. Edmond Spaho nenkryetar i PDSH-se, i shoqeruar nga z.Isuf Çela ish deputet i Qarkut Kukes, si dhe drejtues lokal te Deges se PD-se Kukes , takuan dhe bashkbiseduan me qytetare dhe biznesmene te biznesit te vogel ne qytetin e Kukesit.
Subjektet e biznesit shprehen shqetesimet e tyre thelbesore qe kane te bejne me renien drastike te punes dhe biznesit te tyre si pasoje e politikave diskriminuese te qeverise se Rilindjes per biznesin e vogel.
Ata theksuan pengesat ne aktiviterin e tyre te perditshem , i cili po shkon drejt zvogelimit te vazhdueshem apo mbylljes se tij , per arsye te rritjes se taksave, te largimit te rinise , te çmimit te larte te karburantit dhe te takses ne Rrugen e Kombit.
Nje shqetesim i shtuar ishte bllokimi absurd i Bulevardit kryesor te qytetit, Rruges Dituria, nga ora 8.oo deri ne oren 14.oo nga e Hena deri ne te Premte , nje absurditet qe ndodh nga te ngarkuarit e Rilindjes ne Kukes! Ne te gjithe boten demokratike hapen rruge dhe mundesi per Biznesin, ne Kukes vihen Taksa ne Rrugen e Kombit dhe bllokohet levizja e lire ne arterien kryesore te Qytetit!

Po luftojmë për mbijetesë”, tregtarët në Kukës takohen me nënkryetarin e PD. Spaho: Rimëkëmbja e ekonomisë kalon nga plani i PD për biznesin.

Viti 2019 ka shënuar për Kukësin një vit që ka thelluar varfërimin e banorëve të tij dhe braktisjen e qytetit prej tyre. “Ne po luftojmë për mbijetesë”- i tha një tregtar nënkryetarit të PD, Edmond Spaho, i cili takoi disa prej tyre në rrugët thuajse të boshatisura të Kukësit.

Qytetarët përmendën 3 faktorë kryesorë që kanë ndikuar në thellimin e vardërisë dhe rënien e konsumit:

1.Rritja e taksave

2.Taksa e rrugës së kombit

3.Largimi i të rinjve

“Në krahasim me vitet e tjera, sivjet shumë më dobët edhe pse çmimet janë shumë të lira.  Konsum nuk ka. Njerëzit po ikin”, – tha një tregtar, ndërsa një tjetër llogariti sa ia ka rritur koston taksa e Rrugës së Kombit. “Bëj 15 rrugë, shpenzoj 30 mijë lekë për rrugën më muaj, pra 450 mijë lekë në vit për të marrë mallin, sa 2 rroga punëtori”

Lidhur me taksën e Rrugës, PD ka qendrim të qartë. “Prioriteti ynë, me ardhjen në pushtet nga vota e lirë e shqiptarëve, do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit, pasi kjo rrugë u ndërtua për të gjithë shqiptarët për një ekonomi më të zhvilluar dhe për të mos larguar banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.”- theksoi nënlryetari i PD, Edmond Spaho.

Në takimet me tregtarët në Kukës, zoti Spaho vuri në dukje prioritetet e PD për rimëkëmbjen e ekonomisë, veçanërisht, të biznesit të vogël.

“Deri në 140 milionë lekë xhiro do të konsiderohet biznes i vogël, do të paguhet vetëm 0.5% të xhiros për të gjitha llojet e taksave. Do të vendoset pullën tek dera e dyqanit dhe nuk do të ketë më të drejtë tatimori për të ardhur këtu. Çdo biznes do të përfitojë nga sigurimet shoqërore. Nga 15% që paguan sot, do të paguajë 9%. Çmimi i energjisë elektrike nuk ka arsye pse të rritet. Përkundrazi, ne do ta ulim. Do të heqim akcizën e karburantit që të ulet çmimi me 300 lekë” – theksoi nënkryetari i PD, Edmond Spaho.

Zoti Spaho vuri në dukje se PD më krye të qeverisjes së vendit synon rikthimin e investitorëve të huaj, të cilët janë larguar nga Shqipëria për shkak të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit dhe të taksave të larta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular