BallinaAktualitetPallati i pabanueshëm në Krujë, Belind Këlliçi denoncon pazaret: Ndërtuesi po korrupton...

Pallati i pabanueshëm në Krujë, Belind Këlliçi denoncon pazaret: Ndërtuesi po korrupton inxhinierët…

Kryetari i Forumit rinor demokrat Belind Kelliçi ka denencuar në një staus në facebook tentativën për të quajtur të banueshëm një pallat në Krujë i cili është shpallur i pabanueshëm kohë më parë.

“Banorët denoncojnë ndërtuesin MH, i cili po bën të pamundurën përmes korruptimit të inxhiniereve, për ta shpallur këtë godinë në gjendje normale, të banueshme! Pamjet flasin vetë!”, shkruan Kelliçi në një postim në facebook.

Ja postimi i plotë:

Rast flagrant i ndeshkimit të munguar në Krujë! Në këtë pallat në qendër të Krujës, në rrugen “Donika Kastrioti”, 29 familje dhe disa biznese tashmë shohin pronën dhe mundin e tyre të një jete, të kthyer në gërmadhë. Askush, as ndërtuesi, as inxhinierët dhe asnjë zyrtar i Bashkisë Krujë nuk mban përgjegjësi për ketë katrahurë!

Përkundrazi! Banorët denoncojnë ndërtuesin MH, i cili po bën të pamundurën përmes korruptimit të inxhiniereve, për ta shpallur këtë godinë në gjendje normale, të banueshme! Pamjet flasin vetë!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular