BallinaRajoniZijadin Sela shpërthen kundër Ramës: Po e ul këmbëkryq Rusinë në Tiranë

Zijadin Sela shpërthen kundër Ramës: Po e ul këmbëkryq Rusinë në Tiranë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, tha në një intervistë për KosovaPress, se nisma e Mini-Shengenit është një skandal për faktorin politik shqiptar kudo që ndodhet.

Ai tha se përmes kësaj nisme, Serbia po i mundëson Rusisë që të shtrijë ndikimin në vendet e rajonit.

Sela u bëri thirrje politikanëve të Kosovës që të formojnë sa më shpejt qeverinë, që t’i përgjigjen institucionalisht kësaj nisme.

Politikani shqiptar tha se deklaratat e kryeministrit Edi Rama i kanë irrituar shqiptarët.

“Ndjehem i zhgënjyer si çdo shqiptar që jeton në këtë botë,” tha ai.

“Deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë i kanë bërë shqiptarët që të flasin me vete dhe të ndjehen të irrituar, me të drejtë,” tha ai.

“Çdo nismë duhet të kalojë përmes Prishtinës, as nëpërmjet Tiranës dhe as Shkupit dhe asnjë kryeqyteti tjetër në rajon”.
Sipas tij, politikanët shqiptarët kanë luftuar vazhdimisht që të largojnë influencën ruse nga rajoni.

“Tani nëpërmjet kësaj nisme, po shoh që jo vetëm nuk po largohet Rusia, por përmes Serbisë, po vjen e po ulet këmbëkryq në mes të Tiranës,” tha ai.

Sela tha se nuk mund të përkrahen nisma të tilla përsa kohë Serbia nuk ka kërkuar falje publike për genocidin e kryer.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular