Po zhvillohet këtë të hënë të fundvitit mbledhja e tretë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. I pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha në fjalën e tij se propozon në postin e Sekretarit të Komitetit të Rindërtimit Ilir Hoxhollin.

Sipas tij, ky post është i rëndësishëm për faktin se kryetari i Komitetit të Rindërtimit, Bledi Çuçi, është njëkohësisht edhe ministër.

“Dua të ndaj me ju mendimin se në kushtet kur kryetari për rindërtimin është emëruar ministër shteti për rindërtimin ja vlen të caktojmë një sekretar të komitetit. Unë do propozoja që Hoxholli, me të cilin ndajmë dhe një eksperiencë pune, por që përfaqëson edhe pjesën tjetër të këtij trupi për të çuar përpara procesin, të jetë sekretar i Komitetit të Rindërtimit”, tha Rama.