Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Durrësit, në Tiranë, ku siç shihet në videon e mëposhtme, një mjet është kthyer përmbys.
Mjeti është kthyer përmbys përpara disa bizneseve, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur, dhe as gjendja e drejtuesit të mjetit.
Aksidenti ka ngarkuar trafikun në zonë, ndërsa policia po punon për shkaqet e aksidentit…
