BallinaAktualitetAleanca për Teatrin kallëzon sot kryebashkiakun Veliaj në SPAK për shpërdorim detyre

Aleanca për Teatrin kallëzon sot kryebashkiakun Veliaj në SPAK për shpërdorim detyre

Aleanca për Teatrin do të kallëzojë sot penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës. “News24’ dhe “BalkanWeb” zbardh kallëzimin e Aleancës, e cila do të dorëzojë pranë Prokurorisë Speciale Antikorrupsion dosjen për Veliajn, ndërsa e akuzojnë pasi për ‘Shpërdorim detyre’.

Në këtë padi kërkohet më shumë informacion rreth projektit të Bashkisë për ndërtimin e teatrit të ri, fakt që kundërshtohet nga Aleanca.

Pedagogu i njohur, Ervin Goci, aktivist i Aleancës për Teatrin Kombëtar në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ Ergys Gjençaj tha se deri më tani nuk është bërë publike asnjë informacion rreth projektit që ka bashkia për shembjen e kësaj godine. Sipas tij SPAK është një stres-test, ndërsa theksoi se do të shihet nëse ky institucion do të reagojë apo jo.

“Nuk kemi transparencë për projektin për teatrin. Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me faktin se çfarë do të bëhet për këtë rast. Për ne këta duhet të çohen ne ato mekanizma të cilat shteti shqiptar, që është investuar për sistemin e drejtësisë. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi kemi ne, institucionet duhet të reagojnë, Nëse institucioni vepron, (SPAK) atëherë ka një rreze drite, një shpresë për popullin”, tha Goci.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular