BallinaAktualitetPamje nga vendi i ngjarjes, si u plagos me granatë dhe armë...

Pamje nga vendi i ngjarjes, si u plagos me granatë dhe armë Fatos Tushe

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi dhe të shtënat me armë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, nga të cilat mbeti i plagosur ai dhe sekretarja.

Abcnews.al mëson se shpërthimi u shkaktua nga një granatë e hedhur në zyrë, ndërsa pas saj janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Abcnews.al ka siguruar pamje nga spitali ku Tushe dhe sekretarja e tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Tushe ka marrë plagë në shpatull dhe këmbë, kurse sekretarja në duar dhe këmbë.

Dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është Gëzim Saraçi, i cili ka qenë shofer i Tushe për gjashtë vite me radhë.

Shpërthimi ndodhi pas një debati mes Tushes dhe ish-shoferit të tij të shkarkuar nga puna. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular