BallinaEkonomiThaçi i kërkon Ramës ta heqë taksën rrugës se Kombit: Jemi gati...

Thaçi i kërkon Ramës ta heqë taksën rrugës se Kombit: Jemi gati të hapim kufijtë dhe të heqim doganat

Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës që të heqë taksën rrugore dhe që të hapë kufirin Kosovë – Shqipëri.

Në konferencën e fund vitit, Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme që sot të heqë kufirin dhe doganën dhe çdo barrierë tjetër me Shqipërinë. Sa i përket raporteve me Edi Ramën pas Samitit të Tiranës, Thaçi ka thënë se vlerëson kontributin e mikut të tij të zgjedhur.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në konferencën e fund vitit  ka thënë se Kosova është e gatshme që qysh sot të heqë kufirin dhe doganën dhe çdo barrierë tjetër me Shqipërinë.

“Konfirmoj në emër të institucioneve të Kosovës, Kosova qysh sot jo nesër, qysh sot është e gatshme të marrë vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe çdo barriere tjetër me Shqipërinë, qysh sot, çdo barrierë që kemi mes shteteve të Kosovës hiq nuk ka nevojë me shty nesër, do të ishte mrekulli sikur viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama të marrë këtë vendim, unë jam gati”, thotë ai.

Tutje, presidenti shton se nuk mund të priten teket e shtetit serb.

“Sepse ne nuk mund të presim teket e Serbisë, është absurditet kur e dimë që diçka e tillë duartrokitet në vendet që nuk e duan të ardhmen e përbashkët të dy shteteve tona, apo, te kërcënimet boshe që mund të vijnë për këtë akt nga BE plotësisht i lodhur dhe i paaftë. Është shumë ledhatuese për Serbinë dhe Malin e Zi”, thotë ai.

Sa i përket raporteve me Edi Ramën pas Samitit të Tiranës, Thaçi ka thënë se vlerëson kontributin e mikut të tij të zgjedhur.

“Ne jemi vëllezër, nuk do të mund të tradhtoj as interesat e Shqipërisë, as për Kosovën sepse të dy shtetet tona funksionojnë si shtete normale, me kushtetuta dhe shtete moderne. Vlerësoj kontributin e mikut tim, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është miku im i zgjedhur, vlerësoj angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet, por, në të njëjtën kohë vlerësoj që Serbia duhet të trajtohet me një tjetër gjuhë, në fakt iniciativa të cilat kanë ndodhur kjo është pozicioni si shtet, duke mos e trajtuar Kosovën si shtet të pavarur i ofrojnë alibi Serbisë për shtyrjen e njohjes”, ka thënë Thaçi.

I pyetur për iniciativën e Mini Shengenit, Thaçi tha se ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e Ohrit dhe Tiranës për shkak se Kosova është injoruar në samitin e Novi-Sadit.

“Kosova është shumë e interesuar dhe ka dëshmuar vetën për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit – si parakusht për lëvizje më të shpejt në BE dhe NATO. Jemi të bindur se bashkëpunimi rajonal hap përspektivë të gjithanshme. Dua të sqaroj se në takimin e parë në Novi Sad, në mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Kosova nuk ka qenë e ftuar fare e as e trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran”.

Ai ka thënë se  arsyeja tjetër e refuzimit ka qenë edhe argumenti se nuk mund të kishte bashkëpunim rajonal vetëm kur takimet mbahen në një vend të caktuar.

“Në Novi Sad, Kosova ka qenë e përjashtuar. Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me tre vendet e lartpërmendura, por çështje fondamentale për Kosovën dhe rajonin mbetet Serbia – si rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si aleati i vetëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Të gjithë ne e dimë se Rusia synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor  duke paraqitur vonesa dhe pengesa që vendet e rajonit të mos integrohen në NATO dhe BE”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular