BallinaAktualitetEdhe zëvendësprokurori i përgjithshëm ish hetues me shkollë Sigurimi!

Edhe zëvendësprokurori i përgjithshëm ish hetues me shkollë Sigurimi!

Nga Kastriot Dervishi

Qenka e thënë që këta me shkollë Sigurimi të jenë në krye të punëve të drejtësisë së ‘re’. Prokurori i përgjithshëm dje na zhgënjeu me dy kumtime.

Së pari na prezantoi zëvendësin, një xhaketë e vjetër në moshë pensioni me shkollë Sigurimi, emrin e të cilit, të pandehurit e tij (të përndjekur politikë) nuk e kanë harruar.

Prokurori merr pjesë në ekspozita për krimet e Sigurimit, por ama në zyrë do ata që kanë mbaruar shkollën e Sigurimit.

Së dyti na foli për ‘digjitalizim të dosjeve’ të prokurorisë, në një kohë që institucioni ka probleme themelore me arkivimin e tyre.

Dihet se me anën materiale dhe administrative të sistemit të drejtësisë (duhet) të merret Ministria e Drejtësisë dhe jo prokuroria apo gjykatat. Këta tanët duan t’i bëjnë vetë edhe këto gjëra.

Kjo ‘reforma e re’ e një shteti rrumpallë, ku propaganda është themeli i gjithçkaje, sigurisht as u kujtua se ku i arkivon dosjet sistemi i drejtësisë. I duket boll një depo në Lundër, ndërsa paranë e derdhin pafund në burgje.

Prokurori i përgjithshëm duhet të rrisë kërkesat ndaj Ministrisë së Drejtësisë për sistemimin e dokumentacionit të përhershëm. Njihet fakti që sekretari-arkivat e prokurorisë janë lëmsh prej dhjetëra vitesh.

Po ashtu, dergjen në bodrume dengje letre të sektorëve të ish hetuesisë. Ato nuk dinë ende se si do vejë halli i tyre sepse shteti nuk ndërton godina dhe nuk investon fare në këtë drejtim.

Do ishte mirë të rritej dijenia e prokurorëve në fushën e përpilimit të dokumenteve (gjenden pafund raste të keqshkrimit të gjuhës).

Digjitalizimi bëhet në arkiva (ka karakter të përhershëm) dhe jo në sekretari-arkiva.

 

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular