BallinaPolitikeKoncensioni Check UP-it, PD: Rama i dhuroi 8.5 milion euro financueses së...

Koncensioni Check UP-it, PD: Rama i dhuroi 8.5 milion euro financueses së fushatës të PS-së

Partia Demokratike lëshoi edhe denoncimin e parë për këtë vit sa i takon abuzimeve të qeverisë Rama. Sekretari për Çështjet Ligjore në selinë blu, Çlirim Gjata, referuar të dhënave zyrtare akuzoi kryeministrin se i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

“Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro” tha Gjata.

Partia Demokratike, vijoi Gjata, e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Sipas Gjatës, janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në vend.

“Me 290 mijë shqiptarë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë, 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës. Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi I paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit”.

Çlirim Gjata garantoi se Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin me votë të lirë e të ndershme, Partia Demokratike do të anullojë çdo koncesion dhe projekt korruptiv që grabit shqiptarët.

“Plani ynë për të orientuar paratë e shqiptarëve për mirëqenien e tyre është e vetmja rrugë për daljen nga kriza ekonomike dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë. Që të realizohet ky plan dhe Edi Rama të mos vjedhë me çdo firmë 8.5 milionë euro, na duhet që, së bashku, ta largojmë sa më shpejt qeverinë e tij kampione të korrupsionit” përfundoi Gjata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular