BallinaRajoniVjosa Osmani: Gabim historik nëse nuk ka marrëveshje VV-LDK

Vjosa Osmani: Gabim historik nëse nuk ka marrëveshje VV-LDK

Për nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dështimi i negociatave për qeveri të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte një gabim historik për vendin.

Pretendentja për Kryeministre në garën elektorale të 6 tetorit tha të premten se palët nuk duhet të heqin dorë kurrsesi nga marrëveshja.

“Nuk mund të flas se cili do të jetë qëndrimi i ri, por mendoj se do të ishte gabim historik për vendin nëse nuk do të ketë marrëveshje me Vetëvendosjen. Si bartëse e listës së LDK-së dhe përfaqësuese e votuesve e kamë për detyrë që ta dërgojë vullnetin e qytetarëve deri në fund dhe do të insistojë deri në fund”, tha Osmani.

LDK-ja pritet të shprehet të hënën pas mbledhjes së Kryesisë për të ardhmen e paktit dypartiak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular