BallinaAktualitet"Skandaloze", Vokshi: Neveri, Erion Veliaj puth fëmijët në buzë, ku është Agjencia...

“Skandaloze”, Vokshi: Neveri, Erion Veliaj puth fëmijët në buzë, ku është Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Alban Vokshi reagon lidhur me një situatë tejet skandaloze të publikuar në një prej emisioneve më të ndjekur në TV Klan.

Aty shfaqet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa puth në buzë një vajzë të vogël.

Sipas Vokshit, ky gjest, përveçse skandaloz, do duhej të sillte edhe reagimin e agjencive për mbrojtjen e fëmijëve.

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

Kjo është #skandaloze!

Cili prind lejon fëmijën të puthet në buzë nga një i rritur, qoftë ky Kryetar Bashkie apo jo?!

Ku janë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve? Pse nuk flasin? Apo Veliaj ua ka blerë heshtjen me para e projekte?

Ku është Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular