BallinaAktualitetDOKUMENTI/Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, KED rrëzon Dvoranin

DOKUMENTI/Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, KED rrëzon Dvoranin

Raporti vjetor i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka rrëzuar pretendimet e kreut të këtij institucioni, Ardian Dvorani lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Raporti vjetor i KED, që është dorëzuar në Kuvend, pasqyron veprimtarinë e këtij institucioni lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, ku njeh dekretin e Presidentit Ilir Meta për Besnik Muçin.

Ndërkohë Dvorani në mënyrë të paligjshme pretendon se ka pasur të drejtë që të emëronte ai personalisht Arta Vorpsin.

Raporti pasqyron qartë qëndrimin e KED, si institucion, në përputhje me ligjin dhe kërkesën e Presidentit.

Në këtë mënyrë vet KED rrëzon manipulimin e Dvoranit me vetshpalljen nga ana e tij të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Në raport thuhet qartë se KED nuk ka marrë asnjë vendim për Arta Vorpsi, por njeh vendimmarrjen e Presidentit. Ndërsa Dovrani rezulton se i ka dhënë të drejtën vetes të emërojë dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, një akt që nuk është parashikuar në Kushtetutë dhe në asnjë ligj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular