BallinaKronikeFOTO/Katër të vrarë në "luftën" mes familjeve Reçi e Jaku në Rrëshen

FOTO/Katër të vrarë në “luftën” mes familjeve Reçi e Jaku në Rrëshen

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me ekzekutimin e Kastriot Reçit, paraditen e sotme në Rrëshen.

Ky krim dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Kreshnik Gjini në Belgjikë dhe atë të Saimir Jakut, ish-drejtor në OSHEE për Veriun, i ekzekutuar paraditen e 9 shtatorit të vitit 2016.

Kjo pasi Kreshnik Gjini rezulton të jetë nipi i Sajmir Jakut. Në total janë bërë 4 vrasje që kanë ndodhur në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë që besohet se ka ndodhur nga një konflikt mes dy familjeve Reçi dhe Jaku, të dyja me influencë në qytetin e Rrëshenit.

 

Image

Sajmir Jaku, Kreshnik Gjini dhe Gasper Reçi

Katër vrasjet mes familjeve Reçi dhe Jaku në Rrëshen

Rrëshen-9 shtator 2016, vritet Sajmir Jaku

Dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE Saimir Jakun ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur. Jaku është qëlluar me kallashnikov , teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit bashkë me një shok të tij. Autorët braktisën automjetin tip “Benz-Mercedes” në fshatin Gallatë të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan.

Itali-28 Prill 2017, vritet Gasper Reçi

Itali- Një shqiptar është ekzekutuar më 4 plumba në Romë. Gasper Reci, 43 vjeç nga Rrësheni është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23: 30 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.

Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Belgjikë-06 Shtator 2017, vritet Kreshnik Gjini

Kreshnik Gjini 31 vjeç u ekzekutua mesnatën e së martës dhe të mërkurës në komunën Forest të Belgjikës. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar dhe të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane.

Kreshnik Gjini punonte kamarier në një lokal në Saint-Denis. Mbrëmjen e së martës, ai mbylli llogaritë e xhiros ditore, kyçi biznesin dhe u largua me kolegen e tij. Këtë të fundit do ta shoqëronte me makinë në shtëpi, pasi nuk kishte mundur të arrinte tramvajin e fundit mbrëmjen e së martës. Të dy shkuan drejt parkingut ku shqiptari kishte makinën. Sapo 31-vjeçari u fut në automjet, aty u shfaqën dy persona të maskuar. Ata e qëlluan me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut, ndërsa vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit. Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri deri më tani.

Image

Rrëshen-7 janar 2020-vritet Kastriot Reçi

Vritet në një atentat në Rrëshen Kastriot Reçi. Persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë, duke i marrë jetën pranë lokalit të tij. Reçi i kishte shpëtuar edhe atentateve të tjera të bëra ndaj tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular