BallinaAktualitet“Qëndroni sa më larg njerëzve mashtrues dhe të pabesë”, mesazhi i fundit...

“Qëndroni sa më larg njerëzve mashtrues dhe të pabesë”, mesazhi i fundit i biznesmenit që u vra me breshëri automatiku

“Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë.”. Ky është mesazhi i fundit dhe gati paralajmërues që ka shpërndarë në rrjetet sociale Kastriot Reçi, i cili mbeti i vrarë sot pasi u qëllua me breshëri automatiku. 47-vjeçari u ekzekutua para lokalit të tij ne Rreshen.

Në profilin e tij të ‘Facebook’ Reçi, teksa uronte miqtë për vitin e ri më datë 1 janar, u jepte atyre një këshillë, ndërsa flet për mashtruese dhe njerëz të pa besë.

“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020!

Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë.’, thuhet në mesazhin e tij.

Reci Fb

NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular