BallinaAktualitetVIDEO/30 vjeçari bie nga teleferiku, momentet e rënda kur rrëzohet nga lartësia

VIDEO/30 vjeçari bie nga teleferiku, momentet e rënda kur rrëzohet nga lartësia

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur ditën e sotme në qendrën e skive në Brezovicë, në Kosovë.

Një person i moshës 30 vjeç ka rënë nga teleferiku, duke pësuar dëmtime serioze në kokë dhe në trup.

Në momentin e rënies, personi është filmuar nga një tjetër person.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, personi fillimisht është mbajtur me vështirësi në pjesën e ulëses së teleferikut dhe më pas ka rënë mbi dëborë.

Personi i dëmtuar është transferuar në spitalin e Ferizajt.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular