BallinaAktualitetFOTO/Balliu për aksionin e IKMT te Astiri: Nesër prishtet godina ku janë...

FOTO/Balliu për aksionin e IKMT te Astiri: Nesër prishtet godina ku janë strehuar banorët e prekur nga tërmeti

IKMT ka njoftuar se ditën e nesërme do të rinisë aksionin për prishjen e disa banesave në zonën e Unazës së Re.

Konkretisht janë gjashtë banesa që pritet të prishen. Për të folur për këtë ishte i ftuar në studion e Abc News, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu. Ish-deputeti u shpreh se një ndër ndërtesat që është planifikuar për tu shembur nesër është edhe godina ku janë strehuar banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një nga godinat që prishte aty është ajo që për afro një muaji ka strehuar qindra banorë të prekur nga tërmeti. Banorë të cilët janë të vërifikuar që janë prekur nga tërmeti, janë sjellë edhe nga sgoqata bamirësie. Këto familje nesër për të prishur këtë godinë për hir të interesave private të Erion Veliajt, njeriut që shiste fiq dhe sot është miliarderi i Shqipërisë me ashensor privat në shtëpi. Për këtë arsye po prishet edhe kjo godinë që realisht nuk e kap projekti.

Kjo po bëhet për të sheshuar unazën që këtë të vazhdojnë programin për ngritjen e kullave të tyre. Përballë kësaj godine ai ka dhënë leje ndërtimi për  një kullë. Tërmeti i 26 nëntorit u prishi shtëpitë, “tërmeti Rama” kërkon t’u prishë edhe strehimin këtyre”, deklaroi Balliu.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nesër dhe se a do të ketë protestë, ku IKMT do të nisë aksionin, Balliu tha se do e vendosin me banorët.

Janë çështje që do i shikojmë nesër si do e mendojnë banorët. Në një mënyrë apo në një tjetër Rama këtë kërkon, ti arrestojë, ti dhunojë. Kjo godinë po shembet me VKM”, u shpreh ish-deputeti, teksa shtoi se banorët e strehuar në këtë godinë nuk janë informuar për aksionin e nesërm. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular