BallinaAktualitetBashkia Kamëz miraton Paketën Fiskale 2020, Rakip Suli: Ulje taksash për qytetarët...

Bashkia Kamëz miraton Paketën Fiskale 2020, Rakip Suli: Ulje taksash për qytetarët dhe përkrahje për familjet në nevojë

Bashkia Kamëz ka miratuar në Këshillin Bashkiak Paketën Fiskale për vitin 2020. Përfitimet do të jenë direkte për të gjithë qytetarët që nga të prekurit e tërmetit, banorët që kanë shtëpitë ende në proces legalizimi, pensionistët, si dhe kryefamiljarët femra dhe të rinjtë që duan të hapin një biznes.

Me paketën e re fiskale duket se i është dhënë vëmendja e munguar dy shtresave te shoqërisë, të rinjve dhe të moshuarve. Nga ndryshimet pozitive qe kryetari Suli ka sjellë në paketën fiskale të bashkisë Kamëz janë edhe ulja e tarifave bashkiake për çdo të ri dhe grua kryefamiljare  të cilët hapin një biznes  në Kamëz.

Pensionistët janë një tjetër kategori të cilët përfitojnë uljen e tarifave bashkiake për vitin 2020. Me paketën e re fiskale te Bashkise Kamëz janë hequr te gjitha  tarifat bashkiake për familjet të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit.

Një tjetër ndihmë në këtë paketë fiskale vjen edhe për çdo familje e cila e ka shtëpinë e saj ne proces legalizimi ku me paketën fiskale të vitit 2019 duhej të paguante një tarifë prej  0.7% të investimit, ndërkohë që me paketën e re fiskale të vitit 2020 kjo tarifë është bërë zero.

Duket se me ndryshimet e reja në paketën fiskale të bashkisë Kamëz qytetarët e kësaj bashkie do të kenë më shumë shërbime, zhvillim dhe lehtësira në mënyrën e tarifimit. Zoti Suli thekson se me anë të kësaj Pakete Fiskale treguam edhe njëherë që vëmendja jonë është tek shtresat në nevojë dhe tek të rinjtë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular