BallinaKronikeDetajet/Aksidenti në autostradë, konfirmohet një viktimë, i preu rrugën...

Detajet/Aksidenti në autostradë, konfirmohet një viktimë, i preu rrugën…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj në Vorë.

Sipas informacioneve më të fundit, në këtë aksident mësohet se një person ka humbur jetën, ndërkohë që ka edhe persona të tjerë të lënduar.

Nuk ka ende informacione mbi shkaqet që kanë çuar në këtë aksident.

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas të dhënave më të fundit, viktimë e aksidentit të radhës është bërë një këmbësor që po kalonte nga një krah i autostradës në tjetrin. Viktima i moshës 60 vjeç, është përplasur dhunshëm nga një makinë në lëvizje, duke humbur jetën menjëherë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Marikaj në Vorë.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular