BallinaAktualitet“’Fajin e ka sistemi’, shtojcë në propagandën e Ramës”- Basha i përgjigjet...

“’Fajin e ka sistemi’, shtojcë në propagandën e Ramës”- Basha i përgjigjet kryeministrit: Vendi në krizë të thellë politike. Të gatshëm të…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga Vjena tha se kriza politike në Shqipëri është artificiale.

Në një deklaratë për mediat para takimit në selinë blu me aleatët, Basha tha se vendi është në krizë të thell politike, ndërsa sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, kreu i opozitës u shpreh se çdo sistem që do të zgjidhet do të dështojë, nëse nuk garantohet dalja e politikës nga krimi.

1578506323_BASHA

Basha theksoi se PD është e gatshme të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Ne emer te Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar kam qenë dhe mbetem i hapur për të diskutuar, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, bashkë me qytetarët shqiptarë, sistemin zgjedhor që duhet të aplikohet në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare.

Nisur nga praktika e keqe e 7 viteve te fundit, une besoj se cilido sistem zgjedhor do të dështonte të rriste cilësinë e përfaqësimit dhe llogaridhënies nëse nuk sigurojmë dot shkëputjen e politikës nga krimi, blerjen e votave me paratë e pista, dhe ndëshkimin nga drejtësia e pavarur të krimeve elektorale.

Pa garantuar këto standarte minimale, fshehja pas alibisë që “fajin e ka sistemi”, është thjesht nje shtojce ne propoganden e Ramës, që ne jemi te gjithe njesoj dhe qe faji është gjithmonë diku tjetër, kur ne fakt eshte ai qe kandidoi persona me rekorde kriminale dhe u kap ne pergjime duke blere votat me krimin.

Unë zgjedh të besoj Bundestagun dhe jo Ramën. Vendi është në një krizë të thellë politike. Këtë shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre. Këtë shqiptarët e ndjejnë në mungesën e theksuar të shtetit. Sot janë braktisur mijëra familje. Pushteti i tij personal e ka zhytur vendin në një krize legjitimiteti. Axhenda ime është ekonomia, dinjiteti dhe mirëqenia e çdo shqiptari. Në funksion të kësaj jemi gati të hedhim çdo hap”, tha Basha.

Sa i përket konfliktit SHBA-Iran, kryetari i Partisë Demokratike tha se si minisër i Jashtëm ishte krenar që e rreshtoi Shqipërinë krah NATO-s dhe SHBA-ve.

“Liria dhe demokracia kanë një çmim të lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Unë jam krenar që si Ministës i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërië krah NATO-s. Jemi përkrah SHBA dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë”, përfundoi Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular