BallinaKronikeGrindet me burrin, kryefamiljarja pi "bar miu"

Grindet me burrin, kryefamiljarja pi “bar miu”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës.

Një 60-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, pas një grindjeje të fortë me bashkëshortin e saj, ka shkuar në dhomë dhe ka pirë helm.

Gruaja është gjetur disa orë më vonë e shtirë në krevat dhe pa ndjenja nga vajza dhe dhëndri i saj. Kanë qenë këta të fundit që e kanë transportuar gruan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet prej disa orësh në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas mjekëve të Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit, ku ndodhet e shtruar Boduri, gruaja ka pirë ‘bar miu’ dhe gjendja e saj është mjaft kritike.

Familjarë të 60-vjeçares tregojnë jashtë kamerave se,ajo kishte prej kohësh grindje e debate me bashkëshortin, që pinte vazhdimisht.

Mbarime Boduri është nëna e tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve, këta të fundit jetojnë jashtë vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular