BallinaSportVideo/Gafa e portierit fundos Valencian: veteranët e Real i japin Superkupën Zidane

Video/Gafa e portierit fundos Valencian: veteranët e Real i japin Superkupën Zidane

Real Madrid shkon në finalen e Superkupës, duke thyer 1-3 Valencia në gjysmëfinalen e tuneut spanjoll të luajtur në Arabinë Saudite. Dominimi i Blancos ishte i frikshëm dhe në të 15 Kroos hapi serinë e golave nga goditja e këndit, duke shfrytrëzuar edhe mungesën e vëmendjes së Jaume: në të 38 dyfishoi Isco, ndërsa Modric bëri tris, përpara golit të flamurit të Parejos në të 92’. Merengues do të presin tashmë fituesin e çiftit Barcelona-Atletico Madrid, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër.

Në Jeddah ka patur vetëm një skuadër: Blancos ishin skuadra më e mirë që nga fillimi dhe goli i Toni Kroos nga goditja e këndit ishte shumë tronditës që Valencia të mos e ndjente goditjen. Zidane i besoi lojtarëve të tij të eksperiencës dhe përgjigjen e mori në fushë, me Isco që dyfishoi rezultatin në favor të Real, duke shënuar në minutën e 39-të dhe Modric që bëri tris 20 minuta pas rifillimit, në një kombimim me Jovic.

Tentativat e Valencias për të bërë dicka ishin shumë pak që të vinin në vështirësi Real. E megjithatë një gol ngushëllimi arritën ta shënonin me 11 metërshin e shndërruar në gol nga Dani Parejo në minutat shtesë të takimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular