Gjatë panairit CES, Aceri do t’i prezantojë edhe laptopët e rinj të konvertueshëm Spin, të cilët kompania tani i ka prezantuar.
Këto janë modelet Spin 3 dhe Spin 5. Të dy laptopët janë modele me Windows 10, kanë procesorë të gjeneratës së 10-të Intel Ice Lake dhe grafikë të re Iris Plus, raporton Neowin.
Dallimi kryesor midis dy laptopëve është madhësia e tyre, ku Spin 5 e ka një trashësi prej 14.9 mm ndërsa Spin 3 e ka një trashësi prej 16.9 mm. Spin 5 është bërë nga legura e magnez-aluminit, ndërsa Spin 3 përdor vetëm alumin. Spin 3 e ka një ekran më të madh (14 inç, rezolucion FHD), ndërsa Spin 5 përdor displej 13.5 inçësh 2K 3:2.
Të dy laptopët vijnë me laps të mençur Acer Active Stylus i cili mbushet shpejt dhe e përdor teknologjinë AES (active electrostatic), i ka 4096 nivele presioni, ndërsa Spin 5 e mbështet edhe AES 2.0 Active Stylus, shkruan KOHA Ditore.
Acer Spin 5 do të jetë në dispozicion nga muaji mars me një çmim fillestar prej 999 eurosh, ndërsa Spin 3 do të arrijë në shkurt me një çmim prej 649 eurosh.