BallinaAktualitetAgron Tufa tjetër pyetje anëtarit të KLP: A ke njohje me këtë...

Agron Tufa tjetër pyetje anëtarit të KLP: A ke njohje me këtë zyrtar të lartë të Policisë dhe çfarë të premtoi kur trajtohej çështja “Venusi”?

Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa këmbëngul që anëtari i KLP, Bujar Sheshi ka qenë agjent i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës me nofkën “Venusi”.

Tufa-sheshi

Ai i drejtoi sot një pyetje në lidhje me njohjen që ka me Nikollë Ricën, drejtor i Personelit në Policinë e Shtetit, bashkëshortja e të cilit punon pranë Autoritetit të Dosjeve.

Tufa thotë se Rica jepte përgjigje negative për çdo kërkesë të ISKK-së nëse në radhët e policisë kishte oficerë të sigurimit të shtetit.

Reagimi i plotë i Tufës:

MBI Oficerin E KUFIRIT DHE SHEFIN E SOTËM TË PERSONELIT TË POLICISË SË SHTETIT, NIKOLLË RICËN

Në një shkrim të javës së kaluar, i kemi bërë disa pyetje kyçe anëtarit të KLP-së së sapozgjedhur, Bujar Sheshit vs ish-hetuesit të komunizmit dhe spiunit të Sigurimit të shtetit me damkën “Venusi”.

Meqenëse ai u mor me mua, për t’i ruajtur erzin një tjetër hetuesi të komunizmit, si vetja e vet, ne, ndër të tjera i bëmë Sheshit edhe këtë pyetje (ndonëse ai nuk iu përgjigj asnjërës):

– A ke njohje me Nikollë Ricën dhe a të ka premtuar gjë ai kur shqyrtohej puna e “Venusit”?

Po kush është Nikollë Rica? Le ta zbardhim një pjesë të enigmëzës sonë:

Nikoll Rica sot është drejtor i Personelit të Policisë së Shtetit. Bashkëshorten e ka rehatuar pranë Autoritetit gajasmë të hapjes së dosjeve (ku administron, me sa duket, punën e burrit të saj dhe të shokëve të burrit). Para se të vinte këtu ishte këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahirit. Nikolla i përgjigjej negativisht çdo kërkese të ISKK-së për praninë ose jo në Policinë e shtetit të oficerët e Sigurimit apo të kufirit. Jo pa qëllim. Vetë Nikolla kishte qenë komisar kufiri i Repartit 299 Shkodër. Shihni një raport të komisar Nikollës kur ishte 29 vjeç dhe ziente nga urrejtja ndaj armiqve të klasës. I arrestuari prej tij quhej Pjerin Mark Malaj, 20 vjeçar, lindur në Lushnje (internim) dhe banues në Ivanaj. E arrestoi më 31.3.1986. Më pas, Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.127, datë 7.7.1986, e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut” dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Kjo është veçse një pjesëz e puzzle-s së asaj tabloje gjigande e kriminale, ku ish-spiunë, oficerë sigurimi e kufiri, ish-hetues, gjykatës e prokurorë, janë strukturuar e pleksur si lesh maceje me drejtimin e institucioneve të shtetit. Për çfarë lirie, për çfarë drejtësie, për çfarë transparence mund të flitet nën mësymjen masive të qenve të diktaturës, që kanë këputur zinxhirët? Qytetarë, ruhuni kafshimit.

81556670_10221171551149576_905118929762910208_n

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular