BallinaEkonomiBanka Botërore kundër qeverisë për rritjen ekonomike. Ja çfarë thotë..

Banka Botërore kundër qeverisë për rritjen ekonomike. Ja çfarë thotë..

Banka Botërore uli projeksionin për rritjen ekonomike të vitit 2019 me 0.8 pikë përqindje në raport me parashikimin e gushtit 2019. Në raportin mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë globale për 2020, BB parashikon që ekonomia e Shqipërisë të jetë rritur me 2.9 për qind më 2019.

Shqipëria ka rishikimin më të madh me ulje ndër vendet Europës Lindore dhe Azisë Qendrore dhe kjo analizë nuk përfshin pasojat e tërmetit, të cilat pritet të afektojnë rritjen e këtij viti më shumti.

Banka Botërore e rishikoi me ulje treguesin e rritjes edhe për vitin 2020 dhe 2021.

Rezultatet e reja tregojnë se këtë vit ekonomia do të rritet me 3.4 % ose 0.3 pikë përqindje më pak se parashikimi i gushtit 2019. Në vitin 2021 ekonomia e vendit tonë pritet të rritet me 3.5 % ose 0.2 pikë përqindje më pak se pritshmëritë e gushtit të 2019.

Mungesa e hapësirave për stimuj fiskal  pritet të dobësojnë klimën e biznesit, teksa goditjet e tërmetit që morën jetë njerëzish dhe krijuan dëme të mëdha materiale e kanë prekur rëndë ekonominë e Shqipërisë, analizon banka.

Për shkak të zhvillimeve pas tërmetit, besimi i biznesit ka rënë dhe kjo përkon me një përkeqësim të ambientit të jashtëm ekonomik, çka e bën edhe më sfiduese rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit.

Banka Sugjeron se ekonomi të tilla si Shqipëria duhet të rrisin investimet në burimet njerëzore. Politikat arsimore dhe programet e trajnimit gjithashtu mund të ridizajnohen për t’iu  përshtatur kushteve të reja demografike prej plakjes se popullsisë.

Banka Botërore vlerësoi së rënia e eksporteve të Shqipërisë ishte faktor me rëndësi për dobësimin e rritjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular