BallinaAktualitetKryeredaktori i gazetës "Dita", Adrian Thano: Paketa antishpifje e Ramës është paketa...

Kryeredaktori i gazetës “Dita”, Adrian Thano: Paketa antishpifje e Ramës është paketa antisëvërtetës

Paketën antishpifje të qeverisë, kryeredaktori i gazetës “Dita’ e quan “paketë antisëvërtetës”. I ftuar në studion e Televizionit Ora, mbremjen e sotme, Adrian Thano përballë gazetares Beti Njuma, tregon arsyet pse kjo paketë është antisëvërtetës

Adrian Thano: “Është një ligj që i shkon vijës së frikës që ka kjo maxhorancë nga shtimi i skandaleve. Kemi publikun dhe përballë kemi qeverinë dhe median. Kush është interesuar për të thënë të vërtetën: Qeveria apo media?

Qeveri, edhe më të mira se kjo, nuk e kanë tendencën të jenë transparentë me publikun plotësisht, ndërkohë media e ka biznes. Ne “shesim” lajme. Nëse unë do shes gënjeshtra është tregu që do më vërë mua përfund. Siç ka vënë përfund gazeta të cilat kanë qenë me emër dhe sot nuk ekzistojnë më. Kush i vuri përfund ndonjë ligj që bëri Berisha apo Rama?! Jo, i vuri për fund tregu, publiku se kanë braktisur ata publikun.  Nuk të dëgjon apo lexon kush nëse thua gënjeshtra dhe qeveria nuk mund të jetë gardiani i saj. Qeveria është në konflikt të plotë interesi.”

Parashikon një vit të zymtë nga ana e ekonomisë ndërsa nga ana politike parashikon zgjedhje por që nuk do sjellin zgjidhje dhe kujton “ndryshimet kushtetuese të 2008 janë atentati më i madh që i është bërë demokracisë. Sepse ka ngritur kryetarokracitë” nënvizon Thano.

Dje presidenti Meta ktheu në Kuvend dy ligjet e medias online të cilat u etiketuan si “Paketa antishpifje” nga ana e qeverisë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular