BallinaAktualitetMeta nuk e dekretoi ligjin ‘Anti-shpifje’, “Reporterët pa Kufij” e vlerësojnë: Përpjekje...

Meta nuk e dekretoi ligjin ‘Anti-shpifje’, “Reporterët pa Kufij” e vlerësojnë: Përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median

Mos dekretimi dhe kthimi në Kuvend i ligjit ‘Anti shpifje’ nga Presidenti Ilir Meta është përshëndetur edhe nga Reporterët pa Kufij.

Përmes një mesazhi në “twitter”, Reporterët pa Kufij shprehin vlerësim për këtë vendim të kreut të shtetit, duke theksuar se kjo paketë shihet si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.

 

“Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit Të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament 2 ligjet e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, thuhet në mesazh.

Capture-12

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular