BallinaKryesoreOpozita u ul në vendin e saj në tryezë, mazhoranca zbriti nga...

Opozita u ul në vendin e saj në tryezë, mazhoranca zbriti nga karriget

Nga Basir Çollaku

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë nxjerrë dje nga Kuvendi mazhorancën dhe Edi Ramën, duke formatuar Këshillin Politik, si parlament të dakortësuar për vendimmarrje, për jo pak ngjarje të pritshme, ku opozita do të ketë peshën e saj të përfaqësimit elektoral dhe real. Tryeza për reformën zgjedhore, ndonëse në hapin e saj të dytë teknik, është një paradhomë zhvillimesh politike, të urdhëruara për Ramën, nën një regjim të ri shtërngues dhe detyrues nga Berlini, Brukseli dhe Uashingtoni.

Ka një vërshim habie, dyshimi, mosbesimi e frike të përsëritjes së një 17 maji 2017, ku përfitues ishte Rama, ndaj jo pak demokratë, lypin më tepër transparencë e përfshirje forumesh, për të shpresuar qartësinë në pritshmëritë e tyre. Në fakt, takimi ka qenë më hapur se askund dhe transkriptet e bisedës, janë aty për këdo.

Mos kërkoni nga Lulzim Basha të zgjedhë Emiljano Shullazin në vend të Damian Gjiknurit, kur ai ka denoncuar punën e tyre të përbashkët në dobi të grabitjes së zgjedhjeve dhe kontributin e njeriut të qelisë për partinë në pushtet. Mos besoni po deshët dhe denoncimin e opozitës për Damian gurunë dhe hetimet serioze perëndimore ndaj tij, për ngjarje të rënda rreth parasë e tenderave.

Mos mendoni se Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë diferencë politike, teksa fusin duart në të njëjtën qese të vjedhjes së parave publike, pavarësisht emrit të poseduesit të portofolit përkohësisht. Pa i bërë një rishkundje kujtesës, për të pranuar se “Toyota Yaris”, akuza e rëndë ndaj Ballës e bërë nga Lulzim Basha në Parlament, rezultoi një e vërtetë kriminale, miliona dollarëshe.

Mos pandehni se Fatmir Xhafën e Sajmir Tahirin i ka emëruar Lulzim Basha në detyrat e ministrave, por ftohtas besoni se denoncimet e tij dhe PD-së të pakundërshtueshme, i bënë të dy ish-ministra, njëri kushërir i Habilajve të pandehur e të dënuar dhe vëllanë e tjetrit, Geron Xhafën, në qeli, me gjithë rezistencën politike të Prokurorisë.

Mos besoni aspak se te tryeza mund të ulet edhe Arben Ahmetaj, teksa kallzimin për lidhjen e tij me Klodian Zoton dhe investimet e përfitimet marramendëse në biznesin e plehrave, sërish i kemi denoncim konkret dhe dosje konkrete nga opozita dhe kreu i saj Lulzim Basha.

Mos besoni aspak se do keni në tavolinë edhe Ilir Beqjen, ndonëse dononcimi i veprave të tij penale, tashmë edhe në dosje reale në Prokurori, kanë qenë kryesisht të kallzuara nga opozita e Lulzim Bashës dhe kjo Prokuroria e pavarur është duke u menduar si ta ftillojë disi.

Mendoni edhe për gabimet politike të Lulzim Bashës me listën e vitit 2017, për përjashtimet e senatorëve dhe përfshirjen e shumë rishtarëve në politikë e Kuvend, ku kishin pikuar edhe idiotë në brendi të saj, por asnjëri kriminel dhe bandit si homologët në qeverisje, zgjedhur nga Edi Rama. Por sërish mos lini pa kujtuar se 90 përqind e atyre të përjashtuarve zëmërthekur për PD-në, qeveritarë jetë gjatë në pushtetin e PD, përfitues 30-vjeçarë nga pushteti i saj, që të nesërmen u ulën me xhepat hapur në prehërin e Edi Ramës, duke qëndruar gjatë aty dhe dalë në terreren sa herë i duhen dhe duheshin Edi Ramës.

Nxitoni të fajësoni opozitën që po lehtëson vendin me denigrimin publik të së keqes, por mënjanoni pak kujtesë për aksionet e mazhorancës me lirimet e krerëve të krimit, me Lul Berishën, Gert Gjeneralin, Indrit Doklen dhe faljet ndaj Dritan Dajtit, Shullazit, Hakmarrjes.

Në tavolinë mund të kishit si përfaqësues kryebashkiakët e Bashës, asnjëri bandit, përballë Kajmakut, Pjetrit, Qerimit, Babanit, e 11 të tjerëve në proces nga bota e nëntokës, të emëruar nga Edi Rama.

Tryeza ku mori pjesë opozita, ishte jashtë Kuvendit, ishte jashtë mazhorancës, ishte jashtë skemës së Edi Ramës, jashtë formulës së tij të kontrollit të çdo pushteti, jashtë matricës së tij të kapgjithëkapjes, ishte një tavolinë me mbulesë kushtet e Bundestagut dhe qasjes prej shumë kohësh e munguar ndryshe të Ambasadës Amerikanë nën një mandat të ri që po mbërrin në Tiranë

Kjo tavolinë kishtë dy oferta. Rama dhe ortakët e tij, të gjithë në dosje të SPAK-ut dhe Lulzim Basha me ofertën e tij për të larguar këto hekurishte të ndryshkura që kanë marrë peng jetën e vendit. Basha thotë mos i votoni kajmakët, shullazët, begot, ndokët, prengat, qerimët, babanët, tërmetët. Nëse na pëlqejnë ne, më shumë se jokriminelët, atëherë nuk kemi përse kërkojmë përgjegjësi jashtë vetes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular