BallinaAktualitetShpërthimi në Yzberisht, 3 të plagosur, ja detajet e policisë

Shpërthimi në Yzberisht, 3 të plagosur, ja detajet e policisë

Tre persona mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi i një bombole gazi në një byrektore në Yzberisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:25 të mëngjesit të sotëm në rrugën “3 Dëshmorët”.

“Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar  lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit,  si dhe dy punonjëset  A. M dhe M. P” njoftoi policia.

Siç mund të shihet në video, shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të mëdha në biznes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar  lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit,  si dhe dy punonjëset  A. M dhe M. P.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular