BallinaKryesorePushkatimi dhe burgosja e anëtarëve të Kongresit të Lushnjës nga regjimit komunist

Pushkatimi dhe burgosja e anëtarëve të Kongresit të Lushnjës nga regjimit komunist

Nga Kastriot Dervishi

Ndonëse në thelb nuk ishte kundër kongresit, pasi e quante vepër të vegjëlisë e kundër “reaksionit” e “çifligarëve”, regjimi komunist vrau e burgosi shumë prej atyre që kontribuuan për këtë kongres. Madje nuk ndaloi deri aty. E vijoi luftën me pasardhësit e tyre. E nisi me të vdekurit. Iljaz Vrionit në mungesë të një veprimi të drejtpërdrejtë kundër tij, i shkatërroi varrin në Berat. Nënprefektin e Lushnjës në atë kohë, Veli Vasjarin, e vra me atentat sapo erdhi në Shqipëri në vitin 1944, pavarësisht se nuk ishte përzier me punët e luftës. Statistika e parë është kjo e mëposhtmja:

U vranë në luftë me atentate:

-Idhomeno Kosturi, vrarë më 5 nëntor 1943 nga komunistët në Durrës. Atentatori quhej Kolë Laku.

-Beqir Rusi, vrarë 12 qershor 1943 në Elbasan para derës së shtëpisë së Aqif Biçakçiut, i shoqëruar nga miqtë e tij Lef Nosi dhe Ahmet Dakli. Autorët nuk u bënë të njohur.

 

U dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan me pushkatim:

-Fazlli Frashëri, 11.6.1945, 46 vjeç

-Dine Dema, 23.7.1945, 75 vjeç

-Bektash Cakrani, 26.7.1945, 74 vjeç

-Sheh Ibrahim Karbunara, 10.10.1947, 67 vjeç

Vdiqën në hetuesi

-Ndoc Çoba, 6.3.1945, 75 vjeç

U burgosën:

-Ferit Vokopola, 1945-1947

-Rexhep Jella, 1945 dhe 1947-1952

U burgosën dhe vdiqën në burgje:

-Kostaq Kotta, në Burrel, 1947

-Hafiz Xhemal Naipi në Burrel, 1955

-Qazim Kokoshi, 1947?

-Xhavit Leskoviku (jo anëtar i kongresit por përfaqësues i rinisë në kongres), në Burrel 1954

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular