Vrasja që tronditi Astirin, policia jep detajet për autorin: Me tre identitete, e qëlloi disa herë. Po kërkohet…

2
390

Dy ditë pas krimit të rëndë që tronditi zonën e Astirit në kryeqytet, policia bën me dije se autori i dyshuar që shpalli në kërkim një ditë më parë, është ai që ka kryer vrasjen e Vilson Tafçiut.

Ky person rezulton me tre identitete dhe mësohet se e ka qëlluar disa herë viktimën me armë zjarri duke i marrë jetën.

 

‘Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij’.

NJOFTIMI I PLOTE

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 41993 additional Information to that Topic: startnews.news/2020/01/22/vrasja-qe-tronditi-astirin-policia-jep-detajet-per-autorin-me-tre-identitete-e-qelloi-disa-here-po-kerkohet/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 27636 additional Information to that Topic: startnews.news/2020/01/22/vrasja-qe-tronditi-astirin-policia-jep-detajet-per-autorin-me-tre-identitete-e-qelloi-disa-here-po-kerkohet/ […]

Comments are closed.