BallinaKryesoreKorrupsionin galopant, Marinela Ziu: “Kap Ç’a T’kapësh” i vetmi institucion funksional me...

Korrupsionin galopant, Marinela Ziu: “Kap Ç’a T’kapësh” i vetmi institucion funksional me drejtues Ramën

Nga Av. Marinela ZIU

Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), që vlerëson Shqiperinë si vendin më të korruptuar në Rajon dhe Europë, vjen raporti i Transparency International, i cili rendit Shqipërinë në vendin e 106-të, që reflekton edhe përkeqësimin e situatës së korrupsionit krahasuar me vitin 2014, ku renditeshim në vendin e 64, e tashmë, në të njëjtin nivel me Bregun e Fildishtë e Mongolinë…

Pas 7 vjet keqqeverisje korrupsioni dhe shpërdorimi i parave publike ka kapur shifra të frikshme.

* Vendi i 1,5 milionë të varfërve, paguan 1 miliardë euro vetëm për shpenezimet e luksit të qeverisë.

* 3 miliardë euro koncesione korruptive, pa asnjë benefit për qytetarët, pa garë, pa transparence, me kritere dhe fitues të paracaktuara për një grusht miqsh.

* 5 miliardë euro dëmi i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, një shifër që vazhdon e rritet, në vendin e 60 mijë fëmijëve që ëndërojnë një herë në ditë… bukë.

* 400 millionë euro tendera e kontrata sekrete për 11 oligarkë, ndërkohë që mbi 50 biznese të ndershme mbyllen çdo ditë.

* 1,6 milionë euro kushton vetëm zyra e Kryeministrit, para me të cilat mund të bliheshin 1 mijë kontenierë banimi, për të pakën 1 mijë familje të prekura nga tërmeti, që ngrysen e gëdhihen në çadra plasmasi, pa asnjë ndihmë nga shteti.

* 140 milionë euro nga vendimet e Gjykatave për largime të padrejta nga puna, që kanë detyruar mijëra familje të lenë përfundimisht vendin…

* Nëse në 2018, 1 në 3 tendera jepej pa gare, tashmë 1 në 2 tendera jepet pa garë, pa transparence, në shkelje të ligjit dhe duke shpërdoruar taksat e larta të taksapaguesve më të varfër në bote.

Një faturë që nuk ka fund… sepse “Kap Ç’a T’kapësh” është i vetmi institucion funksional, drejtues i së cilës është vetë Kryeministri…

Autorja eshte pjese Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në Qeverisje, Partia Demokratike e Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular