BallinaOP EDAv.Naim Hasani: Çfarë do të ndodh me shqiptarët më 31 Janar në...

Av.Naim Hasani: Çfarë do të ndodh me shqiptarët më 31 Janar në Britani të Madhe, Ditën e Brexit?

spot_img
spot_img

Nga Avokat Naim Hasani

PERIUDHA TRANZITORE PAS LARGIMIT TE BRITANISE NGA BASHKIMI EUROPIAN (UPDATE)

Ligji per daljen zyrtare te Britanisë se Madhe nga Bashkimi European, i njohur gjerësisht si BREXIT, tashme ka kaluar te gjitha fazat e shqyrtimit nga parlamenti dhe është votuar, duke marre bekimin zyrtar te Mbretëreshës Elizabeta e II-te, me daten 24 Janar 2020 dhe është kthyer ne ligj.

Tani nuk ka asnje mëdyshje per daljen e Britanisë nga BE me datën 31 Janar 2020. Fokusi do te jete ne fazën tjetër to negocimit dhe arritjes se një marrëveshje te tregtisë dhe bashkëpunimit ne te gjitha aspektet me bllokun me te madhe tregtar dhe ekonomik ne bote.

Data 31 Januar 2020 ora 23:00GMT do te shënojë momentin histortik (per mire apo per keq, ne varesi te votes pro apo kundra ne referendum), te shkëputjes përfundimtare nga blloku ne te cilin Britania e Madhe ka aderuar per me se 40 vjet.

Ajo qe te gjithe shqiptaret pamvareshit ku ndodhen, do te duan te dine, sidomos qytetaret e Bashkimit European qe janë ne Britani dhe familjaret e tyre nga vendet e treta, por edhe ata qe duan te vijne ketu pas asaj date eshte se ne cfare pozite ligjore do ta gjejnë veten ne mëngjesin e dates 1 Shkurt 2020.

Me ne fund pas nje periudhe te gjate konfuzioni tashme konfirmimi zyrtar nga qeveria e z. Boris Johnson ne perputhje me marrëveshjen e largimit te negociuar me BE është se do te hyje ne fuqi menjëherë periulla tranzitore gjate se ciles Mbretëria e Bashkuar do te respektojë te te gjitha ligjet e Bashkimit Europian, pavarësisht faktit qe nuk do te jete me anëtare me te drejta te plota e BE.

Kjo eshte per te lejuar kohen dhe kushtet e nevojshme per bizneset dhe qeverinë për tu ambientuar dhe perqafuar ndryshimet e ardhshe qe do te negociohen me BE. Marrëveshja tranzitore ishte e nevojshme sepse Bashkimi European nuk negocion marrveshje tregtie pas Brexiti me Britanine, pa qene me pare jo anetare e saj.

 

Dua ate sqaroj opinionin publik dhe qytetaret e Bashimit European me origjine shqiptare dhe familjaret e tyre se te gjithe qytetaret e Bashkimit European qe kane mberritur dhe mbërrijnë ne Britani para dhe gjate periudhes tranzitore e cila eshte parashikuar te mbaroje me 31 Dhjetor 2020, do te gezojne te njejtat te drejta persa I perket levizjes se lire nga BE drejt Britanise.

Te njejten te drejte do te gezojne edhe shtetasit Britanik te cilet do te duan te shkojne ne BE. Britania do te jete pjese e bashkimit doganor te BE dhe tregut te perbashket European dhe do te jete e detyruar te zbatoje Rregullat e BE. Po ashtu, Britania do te jete akoma subjekt i ligjit European dhe juridiksionit te Gjykates Europiane te Drejtesise.

Du ate sqaroj qe gjate periudhes tranzitore, ndryshimi nga pozicioni aktual i qytetareve Europiane ne Britani dhe i qytetareve Britanike ne BE do te jete I pandryshueshem persa I perket te gjitha te drejtave qe ata kane gezuar deri tani, perfshire edhe familjaret e tyre jo-qytetare te BE.

Kjo periulle tranzitore per momentin eshte e sanksionuar te mbaroje ne oren 23:00GMT te dates 31 Dhjetor 2020. Perulla tranzitore mund te shtyhet vetem nje here per nje afat deri dy vjet.

Kjo vetem ne qofte se Britania dhe BE vendosin te bejne nje gje te tille para dates 1 Korrik 2020. Gjithsesi kjo duhet te shihet me shume skepticizen sepse qeveria e Mbreterise se Bashkuar e ka bere te qarte se nuk ka snje deshire te shtyje periullen tranzitore.

Per momentin nuk mund te japim asnje keshille se cfare te drejtash do te kene qytetaret e Bashkimit European ne Britani pas skadimit te periulles tranzitore. Kjo mbetet te shihet nga ajo cfare do te negociohet nga date 1 Shkurt 2020 deri 31 Dhjetor 2020.

Ajo qe do te theksoja nga ana ligjore eshte se bazuar ne dispozitat e marrveshjes se largimit (tani ne fuqi), te drejtat e qytetareve te do te vazhdojne te mbrohen edhe ne qofte se nje marveshje nuk eshte arritur deri ne fund te Dhjetorit 2020.

Avokat Naim Hasani

Oliver & Hasani Solicitors

Londer 26 Janar 2020.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular