BallinaAktualitetPengmarrja dhe vdekja e 49-vjeçarit në Kamëz/ Policia aksion në Kavajë, arreston...

Pengmarrja dhe vdekja e 49-vjeçarit në Kamëz/ Policia aksion në Kavajë, arreston të afërmin e familjes Hajri. Dyshohet se…

Një person ka rënë në pranga mbrëmjen e sotme në Kavajë, në lidhje me pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës në Kamëz, pas një aksioni të policisë.

Sipas “News24”, personi i arrestuar është i afërm i familjes Hajri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa akuzohet për veprim e që pengojnë në zbulimin e të vërtetës, duke fshehur sende të viktimës.

jan prenga

Deri më tani policia ka arrestuar tre persona, Bajram Hajrin, Olsi Turjan dhe Elton Hajrin, si të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen. Po ashtu është shpallur në kërkim është shpallur Leonard Hajri si dhe janë nën hetim dhe 6 persona të tjerë si të përfshirë.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës, ndërsa ndyshohet se trupi i pajetë i tij është groposur në territorin e Shijakut.

Deri me tani dyshohet se marrja peng e tij eshte urdheruar nga nje grup i strukturuar kriminal me bazë në Angli, dhe i përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Sipas Policisë së Shtetit, vëllai i Jan Prengës, që jeton në Angli, është kontaktuar nga një grup i fuqishëm që me kamionin e tij të nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar mbi 300 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine.

Nga përgjimet rezulton se ai e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion. Për këtë, mendohet se grupi kriminal ka urdhëruar marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga, i cili për shkak të torturave të shumta, ka gjetur vdekjen.

Nga hetimet rezulton se katër personat e arrestuar janë thjesht ekzekutorët, që kanë dhunuar e zhdukur trupin e Jan Prengës, por urdhri ka ardhur nga një grup i strukturuar me bazë në Angli.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular