BallinaAktualitetEMRI-FOTO/Shkoi për të vizituar të afërmit në Itali, pasi u nda nga...

EMRI-FOTO/Shkoi për të vizituar të afërmit në Itali, pasi u nda nga vajza bëri gabimin fatal dhe humbi jetën. Shqiptari gjendet pas 8 ditësh

Pas më shumë se një jave i zhdukur, një burrë shqiptar është gjetur i vdekur në Itali. Viktor Qosja u zhduk më 19 janar.

58-vjeçari bëri një gabim në stacion duke zbritur nga treni, por e kuptoi gabimin dhe u përpoq të kthehej në të njëjtin tren, i cili megjithatë kishte nisur udhëtimin.

Sipas një dëshmitari, burri banues në Shqipëri, u nda nga vajza e tij dhe po largohej për në Viareggio ku e priste i vëllai.

Historia tragjike e tij u rindërtuar pas tetë ditësh hulumtim dhe pas zbulimit tragjik të trupit në shinat e trenit përmes Santovecchio, në periferi të Pescia. Ai kishte zbritur aksidentalisht në Pescia dhe, duke mos ditur asnjë fjalë italisht, kur e kuptoi gabimin, u ngjit në tren.

Mjeti ishte tashmë në lëvizje dhe Viktor Qosja arriti të qëndrojë i ngjitur me trenin për të paktën një kilometër, kur forcat e lëshuan. Skena u filmua nga kamerat e vëzhgimit me video.

Në dispozicion të prokurorit publik, trupi është transportuar në morgun e Pistoia për një ekzaminim të jashtëm, ku edhe do të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes. Paraprakisht, besohet se 58 vjeçari humbi jetën pasi përplasi kokën me betonin mbrojtës të hekurudhës.

Qosja kishte mbërritur në Itali për të vizituar të afërmit, ku fillimisht shkoi tek vajza e tij në Veneto. Ajo e shoqëroi për në Prato ku më pas mori trenin për në Viareggio. Ndoshta, burri ishte hutuar nga një ndalesë e gjatë e trenit në Montecatini Terme, pastaj ai zbriti në Pescia duke besuar se ishte në Viareggio.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular