BallinaKryesoreStudentët shpërthejnë dhe ndaj Rektoratit: Po bllokoni procesin e zgjedhjeve të Këshillave...

Studentët shpërthejnë dhe ndaj Rektoratit: Po bllokoni procesin e zgjedhjeve të Këshillave Studentorë, keni marrë peng universitetin

Një grup studentësh nga fakultete të ndryshme në Universitetin e Tiranës, i kanë dërguar një letër Rektoratit dhe kërkojnë  njohjen me fazën në të cilën ndodhet procesi i zgjedhjeve të Këshillave Studentorë. Në një letër publike studentët kërkojnë shpjegime nga Rektorati, pasi ka  kaluar më shumë se një muaj nga kërkesa e parë dhe thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

LETRA E PLOTË

Të nderuar zotërinj të Rektoratit, rifilloni periudhën zgjedhore për Këshilla Studentore! Pas kërkesës se parë të dates 7.01.2020 drejtuar Rektorit te Universitet të Tiranës dhe kërkesës se dytë drejtuar Rektoratit të Universitetit të Tiranës, firmosur nga studentët e fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës, ku kërkohejnë mënyrë të qartë rifillimi i procesit per zgjedhje të Këshillave Studentore, ende sot nuk kemi një datë të rifillimit te procesit. Në kthimin e përgjigjes rektori i Universitetit të Tiranës, shprehet se “periudha zgjedhore për Keshillat Studentorë të Universitetit të Tiranës dotë caktohet në mbledhjen më tëparë të  Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, që do të mbahet në muajin Janar 2020.

Mbledhja e parë e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës është zhvilluar më datë 23 Janar 2020, në orën 11:00, sipas njoftimit në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës, por nuk ka pasur asnjë njoftim për ecurinë, çfarë është diskutuar apo nëse ka një datë për rifillimin e procesit të zgjedhjeve për Keshillat Studentore. Ende sot, më datë 28 Janar 2020, ne nuk kemi një datë për rifillimin e procesit zgjedhor të Këshillave Studentore! Pse për dy muaj nuk është thirrur një mbledhje nga Rektorati apo Senati Akademik i Universitetit të Tiranës per të përcaktuar rifillimin e procesit zgjedhor? A është i qëllimshëm pezullimi dhe mbajtja peng e procesit zgjedhor, për të dëmtuar procesin dhe kandidatët potencialë?

Ne gjykojmë se mbajtja peng e procesit dhe zvarritja e tij, e cënojnë rëndë integritetin e procesit dhe të kandidatëve, duke dëmtuar kështu edhe perfaqesimin e denjë të studentëve. Në vazhdimësitë mesazhit të shprehur sa më sipër, ju rikërkojme të rifilloni procesin per Zgjedhjete Këshillave Studentore të Universitetit të Tiranës!

Pak jave me pare studentet i jane drejtuar me një letër tjetër Rektorit të UT, Mynur Konit, ku i kanë kërkuar caktimin e datës së zgjedhjeve. Letra në atë kohë është firmosur nga më shumë se 50 studentë dhe shpreheshin se shtyrja për shkak të tërmetit nuk mund të vijojë pa fund, pasi zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar që në 18 dhjetor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular