BallinaAktualitetVdekja e Prengës/ “Nga Benzi nxorën një trup të pajetë”, çfarë fiksuan...

Vdekja e Prengës/ “Nga Benzi nxorën një trup të pajetë”, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë në kompleksin luksoz të “kapos” së drogës

Policia e ka zbardhur ngjarjen e rrëmbimit të 49-vjeçarit, Jak Prenga, në 17 janar në Kamzë. Në një deklaratë të detajuar për media, policia beri me dije se Prenga ka ndërruar jetë që ditën  që është marrë peng për shkak të dhunës që i është ushtruar dhe gjakderdhjes që pa pasur.

policia1

 

 

Prenga është dhunuar gjatë rrugës që autorët e rrëmbimit po përshkonin për ta dërguar në resortin kur do të mbahej peng.

 

Për krimin e rëndë janë arrestuar katër persona Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.

Indicia që e bëri policinë të besonte se Jak Prenga ka vdekur

Policia ka sekuestruar gjatë aksionit kamerat e sigurisë, prej ku ka parë se nga automjeti me ngjyrë të bardhë tip “Benz”, me të cilin është kryer pengmarrja, ka dalë një trup i pajetë, raporton News 24.

Pak minuta më vonë, mjeti është larguar nga kompleksi lukzoz, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, “kapos” së drogës, dhe kur është kthyer nuk ka qenë pengu, por vetëm autorët e krimit.

Kjo ka ngritur dyshime të forta nga policia se Jak Prenga të ketë vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij të pajetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular