BallinaAktualitet“Asnjë fjalë policisë”/ Përgjimet që zbardhën vrasjen e Jak Prengës

“Asnjë fjalë policisë”/ Përgjimet që zbardhën vrasjen e Jak Prengës

Zbardhen detaje të reja për rrëmbimin dhe vrasjene 49-vjeçarit Jan Prenga. Pas marrjes me forcë në rrugën “London” në zonën e Kamzës autorët e ngjarjes fillimisht e kanë dërguar pengun në shtëpinë e pronarëve të kompleksit “Golden” ku ndaj tij është ushtruar dhunë. Por kamerat e banesës së vëllezërve Hajri janë pastruar për të humbur gjurmët.

Nga banesa, së bashku me pengun, autorët janë drejtuar për në kompleksin luksoz ku aty ku edhe besohet se Prenga ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Një nga kamerat e kompleksit ka fiksuar njërin nga personat që del me lopatë dhe të tjerët me trupin e futur në një thes të cilin e fusin në një furgon me ngjyrë të bardhë.

Furgoni është sekuestruar për ekzaminim të mëtejshëm nga policia për të gjetur gjurmë për të mbështetur akuzat. Burime nga grupi hetimor i thanë lapsi.al se menjëherë pas denoncimit për rrëmbimin, në shtëpinë e Jan Prengës është ushtruar kontroll dhe është vendosur një përgjues ambiental për të dëgjuar bisedat e familjarëve në mungesë të policië.

Ajo që i ka çuar hetuesit në kompletin “Goldon” ka qenë një telefonatë e vëllait të Prengës nga Britania e Madhe që u kërkonte familiarëve “të mos flasin me policinë sepse Jani ishte në Shijak”. Sipas burimeve 49-vjeçari Jan Prenga dyshohet të jetë groposur afër zonës së kompleksit, ndërsa policia pritet që në ditët në vijim të ndërhyjë sërish në kompleks me qentë nuhatës, për të zbuluar vendin ku mund të jetë groposur.

Pritet që në Shqipëri të mbërrijnë edhe agjentë të policisë britanike për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai nuk iu dhanë personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion.

Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular