BallinaKryesoreKreu i PLL, Shpëtim Axhami: Rendi përpara një kaosi total. Shteti i...

Kreu i PLL, Shpëtim Axhami: Rendi përpara një kaosi total. Shteti i pa aftë për të siguruar qetësi tek shtetasit e vet

Nga Shpetim Axhami

Rendi përpara një kaosi total. Shteti i pa aftë për të siguruar qetësi tek shtetasit e vet.

Ajo që PLL, kërkon dhe e ka një ndër kërkesat e saj programore.

Kërkohet rend dhe qetësi, me vullnet dhe kurajo arrihet, krimi është shumë i vogël përpara një shteti ligjor.

Rendi, qetësia personale dhe familjare për shqiptarët janë minimalja e domosdoshme në një shtet që e meriton dhe kërkon antarësim në BE.

Pengëmarrjet, tritoli, droga, trafiku njerëzor, vrasjet me paramendim dhe të porositura (si këto të kohëve të fundit) duhet të marrin fund dhe të ndëshkohen njëherë dhe përgjithmonë.

Xhandarmaria shtetërore, referendum për një kod penal, pse jo ashtu si e kanë disa shtete (Euro-Atlantike) shumë më demokratike se Shqipëria, janë ato që duhen dhe sot kërkojnë shqiptarët për të paktën qetësi shpirtërore.

Kjo është ajo që ne kërkojmë,mendojmë dhe afrojmë, është e drejta e juaj se çfarë mendoni dhe zgjidhni në të mirën Tuaj.

Autori eshte kryetar i PLL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular