BallinaAktualitetPlas në PS e Pukës, dy mocione mosbesimi në Këshillin Bashkiak, ja...

Plas në PS e Pukës, dy mocione mosbesimi në Këshillin Bashkiak, ja çfarë kërkohet

Për nja ore e gjysmë aq sa ka vazhduar mbledhja e Këshillit Bashkiak Puke nuk kane pushuar debatet. Kjo për faktin se nja grup këshilltarësh kërkuan qe te futet ne rendin e ditës mocionet e mosbesimit te kryetarit te këtij këshilli Enver Sulejmani te PS dhe këshilltarit Ndue Lala te Partisë Kristian Demokrate. Por ndryshimi i rendit të ditës nuk u pranua nga kryetari i Këshillit Enver Sulejmani dhe disa te tjerë se nuk është zbatuar ligji dhe rregullorja dhe për këtë pati debate madje dhe me tone te larta. Kjo pikë e nxehtë e rendit të ditës, ka precipituar në konflikte dhe fyerje në mes të këshilltarëve, të cilët prej kohësh janë profilizuar në dy grupime, ku nga njëra anë janë mbështetësit e kreu të bashkisë, të cilët përpos makinacioneve të shumta gjenden në minorancë dhe nga ana tjetër janë një grup këshilltarësh që janë të vendosur për ti bërë bllokadë zullumeve të kreut monist të bashkisë Gjon Gjonaj. Prej kohësh, ky këshill është ngërthyer në debate të ashpra, ku projektet e paraqituara nga administrata, në të shumtën e rasteve vijnë në frymën e mungesës totale të transparencës, duke shpërfillur rolin dhe aspektin vendimmarrës të këshillit. Prej kohësh një grup këshilltarësh gjenden nën presionin e vazhdueshëm të kreut të bashkisë, i cili nuk kursen makinerinë shtetërore dhe makinacionet e pista që burojnë nga përdorimi i pushtetit, me qëllim influencimin në numrat vendimmarrës të këshillit. Mbledhja e djeshme dhe çdo seancë e deritanishme e këtij këshilli, është tregues i përdorimit dhe trajtimit të pushtetit për qëllime personale nga ana e kreu të bashkisë, i cili prej kohësh është përfshirë në një aferë korruptive që synon tjetërsimin e pronës publike për qëllime të biznesit të tij dhe që me metoda tinëzare përpiqet ta kamuflojë me vendimmarrjet e këshillit bashkiak.

Kjo është vija ndarëse që ka çuar palët në llogore të ndryshme, por që me kalimin e kohës është mbarsur dhe me ndërhyrjet prepotente dhe kërcënimet direkte të kreut të bashkisë ndaj disa këshilltarëve dhe që pritet të përshkallëzohet me qëndrime akoma më të ashpra me mocionin e mosbesimit ndaj kreut të këshillit, duke rrëzuar kështu, jo thjeshtë një individ, por duke goditur modelin e drejtimit të këshillit, i cili deri tani ishte tërësisht jashtë funksionit dhe shërbente si amplifikator i mendimeve dhe synimeve gllabëruese të kreut të bashkisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular