BallinaAktualitetMallakastra e harruar, shpërfillur dhe e diskriminuar nga Rilindja në shtatë vite...

Mallakastra e harruar, shpërfillur dhe e diskriminuar nga Rilindja në shtatë vite qeverisje…

Nga Arjan Llanaj

Mallakastra e harruar, shpërfillur dhe e diskriminuar nga Rilindja në shtatë vite qeverisje….
Aksi rrugorë nacional Patos-Ballsh-Fratar, në gjendje të mjeruar, alarmante dhe të frikshme për udhëtarët dhe automjetet që lëvizin çdo ditë.
Mallakastriotët e kanë harruar hedhjen e asfaltit në rrugët e tyre që nga koha e Sali Berishës kur asfaltoheshin rrugët e fshatrave Ballsh-Aranitas, Qaf e Kashit-Hekal-Bylis, rruga nacionale-Lapulec-Lofkënd, Varrezat e Dukasit-Drenovë dhe shumë investime të tjera në shkolla, arsim dhe shëndetësi dhe bujqësi.
Mallakastriotët e ka harruar kujdesin dhe dinjitetin që u takon në këto vite. Gënjehen se do tu jepen pagat dhe sigurimet shoqërore naftëtarëve dhe punonjësve të stacionit të pompave në Poçem, do vihet në zbatim statusi i naftëtarit, do të ndërtohen rrugë, do bëhet qendra e qytetit, do rriten pensionet, rrogat, do të ketë ndihmë për bujqësinë etj etj etj.
Ka ardhur koha që qeveria e fasadës të largohet sa më parē pasi populli ka nevojë për ti shërbyer dhe jo për ti sjell varfëri, pasiguri, krim, drogë, korrupsion dhe largim të njerëzve nga vendi për shkak të pasigurisë dhe humbjes së besimit…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular