BallinaKronikeE rrallë/Lushnjari alarmon policinë se i kishin vjedhur kasafortën, por...

E rrallë/Lushnjari alarmon policinë se i kishin vjedhur kasafortën, por…

Një banor i Lushnjes e alarmoi policinë sot, duke thënë se i kanë vjedhur kasafortën. Ai e bëri denoncimin një ditë më parë. Por sot, ai është paraqitur sërish, duke thënë se e ka gjetur shumën pasi nuk kishte kontrolluar mirë në banesë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në lidhje me një lajm të nxjerë nga media se në Lushnjë është vjedhur kasaforta e shtetasit L. D, ju informojmë se:

Në datën 29.01.2020 është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë shtetasi L. D, 52 vjeç, i cili kallzon se i kanë vjedhur një sasi eurosh në kasafortë.

Pas marrjes së kallzimit u ngrit grupi hetimor, u shkua në vendngjarje ku u kryen veprimet hetimore nga të cilat rezultoi se  banesa s’kishte dëmtime as në dyer, as në dritare dhe kasaforta ishte e padëmtuar.

Ditën e sotme paraqitet sërish shtetasi L. D, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ku deklaron se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë, e kishte gjetur shumën e lekëve të cilat dyshonte se ja kishin vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular